Lekundjet e tokës s’kanë të ndalun n’Itali

Perseri lëkundje tërmeti në qendër të Italisë, raportojnë këtë mëngjes mediat italiane.

Mes lokaliteteve Amatriçe dhe Akumoli, të prekuna nga tërmeti i randë i ditëve ma parë, janë verifikue dy të reja, 3.5 dhe 3.2 ballë, përkatësisht n’orët 23:36 të së Hanës dhe 02:18 të së Martës.
Ndërkohë, nji tjetër lëkundje sizmike asht regjistrue 49 minuta mbas mesnate, në afërsi të lokalitetit Preçi, në Peruxha.

Për momentin nuk ka raportime për shembje të reja apo të lënduem.

Shperndaje në: