Lëndohen police e protestues, në protestën e Brukselit

Nji polic dhe disa protestues janë lëndue sot në qendër të Brukselit, kur policia belge ka përdore ujë me presion, mbas nji tubim të madh protestuesish kundër masave shtrënguese të Qeverisë.

Kjo protestë deri në kah fundi ishte paqësore, por pastaj protestuesit filluen me hedh gurë dhe gjana të forta në drejtim të policis, ku pastaj kjo çoi në konflikte mes protestuesve.

Protestat u organizuen kundër qendrës së djathtë të politikave sociale dhe ekonomike të Qeverisë, ku sindikatat pohojnë se “minon themelet e shtetit belg të mirëqenies”.

Disa dhjetëra protestues u arrestuan.