Lëndohet Papa Francesco (foto/video)

Papa Francesco ka pësue nji lëndiim të lehtë në ftyrë, mbasi goditi padashje nji pjesë të kerrit të tij, gjatë nji turneu takimesh në Kolumbi.

Plagët, të cilat u publikuen në media, janë konfirmue nga nji zyrtar i Vatikanit. Ndërsa, simbas mediave, Papa “asht tue u trajtue me akull”.

Papa Francesco ndodhet për vizitë zyrtare në Amerikën Latine dhe asht tue vizitue Kolumbinë, ndërsa ka ba ndalesa në qytetet Bogota, Medellin dhe Cartagena.

Mësohet se incidenti ndodhi kur Ati i Shejt, 80 vjeç, po udhëtonte me kerrin e tij personal të rrethuem me xhama antiplumb dhe e goditi kryet tue dashtë me përshëndetë turmën.

Shperndaje në: