Lëshohet “Kopshti 314” në SOS fshatin e fëmive

Komuna e Prishtinës së bashku me fondacionin Jeshil sot kanë lansue pilot projektin “Kopshti 314 – Pikë Demonstrimi për Permakulturë”.

Ky projekt përkrah fuqizimin e adoleshentëve nga SOS fshatnat e fëmive tue rritë aftësitë vetmbështetëse gjatë moshës madhore përmes aftësimit praktik dhe aktiviteteve arsimore-edukative.

Ata synojmë me zhvillue kapacitete mbrenda SOS fshatit të fëmive në Prishtinë sa i përket prodhimit të ushqimit organik, për me i mbulue pjesërisht nevojat e tyne ushqimore.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se SOS fshati asht njani prej institucioneve ma të mira të qytetit tonë. Ai gjithashtu tha se, duhet me vazhdue me mbjelljen e produkteve që ato me u përdorë për kopshtin dhe ushqimin e fëmive.

Drejtori egzekutiv i fondacionit Jeshil, Xhevdet Gegolli tha se qëllimi kryesor i këtij projekti asht me I fuqizue të rijtë e SOS fshatit, me i ndihmue ata me krijue kapacitete prodhuese dhe me përparue zhvillimin psiko-social të fëmive.

Mes të tjerash, Gegolli tha se fëmitë përveç se kanë me konsumue ushqim ma të shnosh, ushqim organik, ata kanë me pasë mundësinë me mësue edhe për landë me interes si; biologji, botanik, agro-kulturë dhe shumë fusha të tjera edukativo-arsimore.