Lëshohet urdhën-arrest ndërkombëtar për Lutfi dhe Arban Dervishin

Policia ka konfirmue lëshimin e urdhën-arrestit ndërkombëtar ndaj Lutfi e Arban Dervishit, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë vetëm ka konstatue se ka ndërmarrë tana masat për zbatimin e egzekutimit të vendimit të Gjykatës.

“Lidhun me kërkesën tuej që keni parashtrue ju njoftojmë se Gjykata asht tue veprue në zbatim të Ligjit për Egzekutimin e Sanksioneve Penale”, asht shprehë zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

I kontaktuem nga “Betimi për Drejtësi”, mbrojtësi i Arban Dervishit, njanit nga dy të arratisunit e rastit “Medicus”, avokati Petrit Dushi, nuk ka dasht të prononcohet për këtë rast.

“Nuk kam koment për atë rast”, ka qenë përgjigjja e vetme që ka dhanë avokati Dushi.