L’Espresso: Qe qysh i lanë femijët nanat për ISIS

nanat

Shtëpi më shtëpi, shkollë me shkollë, qendër me qendër, nanat e xhihadistëve të Molenbekut të konvertueme n’islamin e dhunshëm nga nji jetë deri dje laike, kanë vendos të ndërmarrin betejën e fundit për djemtë e tyne: t’arrijnë me i kuptue.

E përjavshmja italiane “L’Espresso” përpiqet ta prekë ma nga afër thelbin e mendimit të shndërruemve në terroristë, dhe këtë e ban tue fol me gratë që i sollën në jetë.

Vetëm kështu shprehet Saliha Ben Ali,-mund të shpëtojmë nanat e tjera.

Djemtë e tyne kanë lind e janë rrit në Belgjikë.

Janë ata që më vonë u radikalizuen e shkuen të luftojnë për ISIS.

E mbas kësaj, kthehen në mendje masakra si ajo e 22 Marsit.

“Harrojeni fenë, janë problemet sociale ato që i largojnë prej nesh”, thotë Jamila Hamdaoui, nji prej themelueseve të grupit “Les Parents Concernés” , (Prindit e shqetësuem).

Më pas, Hamdaoui shprehet se “kambëngulja e gazetarëve ka detyru familje të tana të shpërngulen”.

“L’Espresso” shkruen se e kanë nis që prej Nandorit gjuetinë e terroristëve, por nuk interesohen kurrë për realitetin social të kësaj komune.

“Zojat antixhihad i kanë hy në mënyrë frenetike përpjekjeve që të rijtë me premisën e shndërrimit në luftarë të huej të mos nisen për t’ju bashku Shtetit Islamik në Siri e Irak tue ble kështu nji biletë vetëm “shkueje” drejt varrit të vet”, vijon shkrimi.

“Ekstremizmi fetar i këtyne të rijve nuk asht gja tjetër veçse zemërim i veshun me islam”.

Ky asht mendimi i atyne që këtë dramë e perjetojnë nga afër e deri tek ekspertë si profesori Fabio Merone i universitetit të Anverës.

Simbas “L’Espresso”, dëshpërimin dhe parehatinë e tyne sociale e gjurmojnë rekrutuesit e ISIS, të cilët gjejnë terren pjellor sidomos te gjeneratat e dyta, të zhytuna në nji krizë identiteti që i ban të ndihen të humbun.