Letër kërcënuese te shtëpia e Adem Grabovcit

Adem-Grabovci

Shefi i Grupit Parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, Adem Grabovci ka marrë nji kërcënim nga disa persona ende të paidentifikuem.

Indeksonline mëson se bahet fjalë për nji letër kërcënuese, e cila i asht lanë para derës, në ndërtesën ku jeton Grabovci, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë.

Kërcënimi për zyrtarin e PDK’s lidhet me çashtjen e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ndër të tjera, aty thuhet se, nëse kalon kjo çashtje në Kuvend, atëherë ka me u sulmue me zollë shtëpia e tij.

“Tokat tona i kemi mbrojt me gjak, mos i shit se kerset zolla në shpin tane”, thuhet në këtë shkrim.