Letra e ambasadorit britanik: Çka thotë për hetimet në rastin Dehari?

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Ruairi O’Connell i ka kthye përgjigje Ministres së Drejtësisë rreth kërkesës së saj që policia britanike “Scotland Yard” me u përfshi në rastin Dehari për me krye hetime.

Në letrën e tij, O’Connel ka shkrue se në këtë fazë asht e randësishme që strukturat e Kosovës të merren me hetime të këtyne rasteve pamvarësisht se sa sensitive janë ato.

“I kuptoj ndjeshmënitë që e rrethojnë vdekjen tragjike të z.Dehari. Secila vdekje në paraburgim, që fatkeqësisht ndodhin kudo në botë, meriton hetim të kujdesshëm. Kjo asht ma se e vërtetë kur rasti përfshin nji të burgosun të profilit të naltë dhe nji aktivist politik. Mendoj se asht e randësishme që autoritetet e Kosovës me krye secilin hetim dhe rishqyrtim në mënyrë të plotë dhe të paanshme, tue sjellë transparencë për familjen dhe publikun. Due me ju inkurajue që të punoni ngushtë me EULEX’in, involvimi i të cilit mundet me sjellë nji shkallë sigurie se rasti po trajtohet profesionalisht” ka shkrue O’Connell.

Mandej, Ambasadori Britanik, ka shkrue se ky rast demonstron nevojën për reforma urgjente në sundimin e ligjit për me kthye besimin e publikut në sistem, ndërkohë që ka theksue se vlerëson përpjekjet që po bahen për reforma.

“Shpresoj se njerëzit kanë me vlerësue rastin në bazë të fakteve të nxjerra nga hetimet dhe që autoritetet e Kosovës konkluzionet që dalin nga hetimet për me parandalue ndonji tragjedi të ngjashme” ka shkrue O’Connell.