Letra e Donald Trump: Kam ndigjue veç gjana të mira për Shqipninë (foto)

Presidenti i sapozgjedhun amerikan, Donald Trump kishte me marrë pjesë në festën e 20-vjetorit të themelimit të gazetës “Illyria”, në New York.

Mirëpo, rastësia e deshti që dita e festës me ra në të njajtën datë me atë të finales së shfaqjes televizive “The Apprentice”, e cila e bani të famshëm në tanë Amerikën, bosin e pronave të patundshme nga New York.

“I dashun Vehbi, të falenderoj që më ke ftue”, i drejtohet ai me nji letër personale botuesit të gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”. “E vlerësoj shumë ftesën dhe më bahet qejfi nga gjesti juej për me më nderue me nji çmim”.

“Kam ndigjue veç gjana të mira për Shqipninë, sidomos që asht nji vend shumë i bukur”, thotë presidenti i ardhshëm i Amerikës. “më vjen keq që nuk kam me pasë mundësinë që me ju bashkue për nji ngjarje kaq të shënueme…”

auto_donald-trump-illyria1479017364