Letra kërcënuese ndaj Kryeministrit të Shqipnisë Edi Rama

Nji 57-vjeçar nga Korça i ka dërgue kryeministrit nji zarf me letra, të cilat kishin në përmbajtje të kërcënimit.

Zarfi ka mbërri më 30 Gusht 2016, ndërsa më 1 shtator policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për 57-vjeçarin Xhibrileminë Muhamet Keça, banues në Korçë”.

Simbas policisë së Tiranës, më datë 30.08.2016, ky person i ka dërgue kryeministrit të Shqipnisë nji zarf në të cilin gjendeshin letra të shkrueme, përmbajtja e të cilave përban elementet e veprave penale të “nxitjes së urrejtjes ose grindjeve” dhe “kanosjes”.