Lëvizja me letërnjoftime Kosovë – Maqedoni ka fillue nga mesnata

Nga mesnata ka hy në fuqi qarkullimi me letërnjoftime biometrike mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Zyrtarët e vendkalimeve kufitare Bllacë dhe Jazhincë, i thanë të RTK’s se vendimi ka fillue me u zbatue prej minutave të para të ditës së sotme.

Ata kanë shtue se qytetarëve gjatë kalimit të kufinit, u kërkohet veç letërnjoftimi biometrik dhe jo pasaporta.

Përndryshe, Marrëveshja për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime asht nënshkrue nga ministritë e Jashtme të Maqedonisë dhe Kosovës dhe ma mbas u ratifikue nga parlamentet e të dyja vendeve.