Lëvizja për Bashkim fton liderët partiakë në tryezë politike

Edhe Lëvizja për Bashkim po tenton me e nxjerrë vendin nga kriza ku asht futë,tue u ba thirrje të gjitha partive politike në vend që me u ulë e me gjetë nji koncezus të përbashkët.

Përmes nji konference për media, Lëvizja për Bashkim ka prezantue nji plan me dy pika, ku përfshihen reforma zgjdhore dhe krijimi i nji tryeze të liderve politik.

Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati tha se i ka dërgue nji ftesë të gjithë lidervë partiak në Kosovë për nji takim.
Mirëpo ministri i Diasporës asht shprehë skeptik sa i përket pranimit të ftesës nga ana e liderëve partiak.
Ai tutje ka kallxue për t’mirat e përbashkëta që mundet me i sjellë nji tryezë e tillë politike.
Murati gjithashtu ka propozue ndërhymje edhe në sistemin zgjedhor të Kosovës, ku simbas tij rruga ma e mirë asht që Presidenti me u zgjedhë nga Populli.