2 hapat e Levizjes për Bashkim për daljen nga kriza

valon-murati

Valon Murati, lideri i partisë politike “Lëvizja për Bashkim”, t’Ejten përmes nji konference, ka prezantu idetë dhe planin e tij për nxjerrjen e vendit nga kriza politike në të cilën asht perfshimë.

Simbas Muratit, i cili asht edhe ministër i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, ideja e partisë së tij perbahet prej dy hapave elementarë: në hapin e parë përfshihet fillimi i nji dialogu për reformën zgjedhore dhe hapi i dytë asht instalimi i tryezës së liderave.

Simbas tij, reforma zgjedhore do të përfshinte ndryshime në formën e listave zgjedhore, në çashtjen e pragut zgjedhor si dhe do të baheshin ndryshime të mëdha në mënyrën e votimit të qytetarëve që jetojnë në diasporë.

Kurse sa i përket tryezës së liderave, ministri ka thanë se u ka dërgu ftesë të gjitha partive përfshi edhe ato që janë në opozitë, që t’i bashkohen kësaj tryeze të liderave për dalje nga kriza.