Lexone këtë lajm për MSA’n, keni me u çuditë!

Qytetarët janë shumë pak të informuem rreth Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe se ata qytetarë të cilët janë të pakënaqun me situatën politike dhe ekonomike nuk besojnë në implementimin e MSA’s.

Nderkohë që vetëm tre përqind e qytetarëve kanë njohuni për MSA’n.

Kështu u tha në nji tryezë të organizueme nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (IPSP) dhe Grupi për Studime Politike dhe Juridike, ku u prezentuen rezultatet e hulumtimit ” Njohja e MS’s nga qytetarët dhe perceptimet e tyne”.

Leonora Kryeziu, drejtoreshë ekzekutive e IPSP, tha se kjo marrëveshje kërkon që Kosova me implementue nji sërë reformash, për të cilat qytetarët në vend kanë pak njohuni.

“Hulumtimi tregon se njerëzit që janë të pakënaqun me zhvillimet politike dhe ekonomike nuk besojnë në implementimin e kësaj marrëveshje. Qytetarët janë pak të informuem për MSA’n dhe duhet nji fushatë informuese lidhun me këtë”, tha Kryeziu.