Lexone se çka tha President Thaçi në akademinë përkujtimore të 17 vjetorit të ranies së komandantit Ilaz Kodra

thaci1-1.jpg

President Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 17 vjetorit të ranies së komandantit të Brigadës 114, Ilaz Kodrës.
Në këtë akademi përkujtimore, President Thaçi tha se Brigada 114 e Fehmi Lladrovcit dhe Ilaz Kodrës ka nxjerrë në pah dy veçori themelore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila doli nga vullneti, ideali dhe andrra e qytetarëve për liri dhe pamvarësi.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës me të drejtë konsiderohet si guerilja më e suksesshme e shekullit njëzet. Sepse populli ynë ishte vetë ushtria. Sot, kur kujtojmë heroin e Kosovës, Ilaz Kodrën, i bëjmë nderimet më të larta shtetërore dhe institucionale njërit prej luftëtarëve të orëve të para. Nderojmë të gjithë ata që me vizionin, këmbëngulësinë, vendosmërinë dhe përkushtimin e tyre sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Nderojmë ata që me filozofinë dhe orientimin e drejtë arritën mbështetjen dhe përkrahjen e botës demokratike, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të BE-së dhe të NATO-s, që Kosova njëherë e përgjithmonë të jetë e lirë, demokratike dhe e pavarur”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se ka pas nderin me njofte dhe me punue me komandantin Ilaz Kodra, me i njofte cilësitë e nalta të nji veprimtari të heshtun dhe modest në sjellje, por të vendosur, të palodhshëm dhe të pathyeshëm në rrugën e lirisë.

Presidenti tha se muejin që vjen priten lajme të mira për Kosovën dhe qytetarët e saj, dhe se nuk kemi si mos me i kutjue dëshmorët, kur shpallim çdo lajm të mirë për Kosovën.

E para, presim që Komisioni Evropian ta shpallë datën se kur do të lëvizim të lirë në kontinentin e vjetër, në kontinentin tonë. Është kjo një e arritur me vonesë, por vonesa nuk e zvogëlon të arriturën. Fëmijët e Ilazit dhe fëmijët tanë, më nuk do të ndalen në kufijtë evropianë”.

E dyta, Presidenti tha se lajm tjetër i mirë asht se vitin e ardhshëm kemi me i percjelle në fakultete 18-vjeçarët e parë që kanë lind pa e përjetue luftën, pa përvojën e randë dhe tragjike të saj.

Paramendojeni të dashur familjarë dhe miq të Ilazit, Fehmiu dhe Xhevës se sa shumë kohë ka kaluar nga sakrifica e tyre, por sa e thellë është fitorja e tyre në luftë. Pra, ne tash kemi gjeneratat e para që nuk e përjetuan të keqen, janë të lirë nga urrejtja dhe dyert e tyre po hapen në Evropë si për asnjë gjeneratë tjetër në historinë tonë”, tha ai.

Ndërsa, në fund, Presidenti Thaçi i ftoi të gjithë me punue së bashku për me rrite vlerën e shtetit dhe krenarinë e qytetarëve me shtetin tonë.

“Të punojmë çdo ditë në përforcimin e sundimit të ligjit, që shteti për të cilën janë flijuar Ilazi, Fehmiu dhe Xheva të jetë shtet i barabartë për të gjithë”, tha presidenti Thaçi.

Pjesë e akademisë përkujtimore për 17-vjetorin e ranies së komandantit Ilaz Kodra ishin edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nën patronatin e të cilit u organizuae edhe kjo akademi përkujtimore.

 

thaci thaci2