Lexoni 8 arsye pse Merkel ka me rikandidue për Kancelare!

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk ka ba të ditun ende nëse ka me rikandidue në zgjedhjet e përgjithshme që do mbahen në Gjermani vitin e ardhshëm.

Popullariteti i Merkel ka ra kohët e fundit për shkak të politikave mbështetëse ndaj emigrantëve, gja që nuk pëlqehet nga gjermanët.

Megjithatë, mediat aludojnë se Merkel ka me rikandidue edhe nji mandat  për postin e Kancelares.

Ma poshtë janë 8 arsye përse Angela Merkel ka me rikandidue.

1- Ajo asht ende “ e re” – Merkel asht 62 vjet dhe tue pa trendin e udhëheqësve të botës, si rasti i Donald Trump, Obama, Hollande, Putin etj, ajo mundet me  shfrytëzue këtë pjesë.

2- E dashuron punën e saj

3 -Partia e Merkel ka nevojë për të

4- Eksperienca e saj asht ma e domosdoshme se kurrë

5- Obama i dha nji mbështetje të madhe – Gjatë vizitës së dy ditëve ma parë në Berlin, Presidenti amerikan Barack Obama tha se në qoftë se do të ishte shtetas gjerman, kishte me votue Angela Merkelin.

6- Nji aleat i ngushtë i Merkel tha se ka me rikandidue

7- Kundërshtarët mbrenda partisë së saj janë dorëzue

8- Edhe nji pjesë e opozitës gjermane duen që Merkel me rikandidue.