Lexoni kush e zavëndson Kujtim Shalen edhe Skender Hysenin!

Formatimi i Qeverisë së Kosovës ka me ndodhë edhe nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmi.net nga burime mbrenda Qeverisë së Kosovës merr vesh se ministrat që do të lëvizin nga radhët e LDK’s, janë Hykmete Bajrami ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Kujtim Shala ministër i Kulturës dhe Skender Hyseni ministër i Punëve të Mbrendshme.

Kujtim Shalën ka me zavendësue Vlora Dumoshi, shefja e stafit të kryeministrit Isa Mustafa.

Ndërsa Skënder Hyseni ka me u zavendësue nga Anton Quni, deputeti i LDK’s në Kuvendin e Kosovës.

Këto burime bajnë të ditun se edhe Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka pasë me lanë postin e ministrit, por ka ndërhy Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK’s, mbasi asht mik me të.

Po ashtu edhe Lutfi Zharku ka pasë me leviz nga Ministria e Infrastrukturës, por edhe këtu ka ndërhy Haziri, për shkak të autostradës që pritet me nisë për në Gjilan.

Deri më tash postin e Hykmete Bajramit ende nuk ka emën se kush ka me zavendësue.