Libani shpall fitoren ndaj ISIS

Libani shpalli se ka spastrue nga militantët e grupit terrorist të Shtetit Islamik zonën kufitare me Sirinë.

Komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Libanit, Joseph Aounu në nji konferencë për media tha se veprimtaria antiterroriste ka përmbush dy objektiva të mëdha, asgjësimin e militantëve të ISIS në territorin e vendit dhe shpëtimin e 9 ushtarëve libanezë, të rrëmbyem nga militantët islamikë.

Aounu tha se nëpërmjet bisedimeve qinda militantë të ISIS dhe të afërm të tyne u tërhoqën ditët e fundit nga kufini midis Libanit dhe Sirisë, në vendqendrimin e tyne në Deir ez-Zor, në lindje të kufirit.