LIBE voton raportin, kërkohet ratifikimi i Demarkacionit

Vetëm nji votë ma shumë i ka mjaftue eurodeputetes Tanja Fajon që ta kalojë raportin e saj për liberalizim të vizave për Kosovën në Komitetin për të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Çashtjet e Mbrendshme (LIBE) në Parlamentin Europian. Simbas saj, tash topi mbetet te Prishtina, nga e cila kërkohet të ratifikojë Demarkacionin me Malin e Zi dhe ta luftojë korrupcionin. Votimi “gjys” në LIBE shihet pozitiv nga lidershipi kosovar.

Komiteti për të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Çashtjet e Mbrendshme (LIBE) në Parlamentin Europian dje edhe zyrtarisht ka votue raportin e eurodeputetes Tanja Fajon për liberalizimin e vizave me Kosovën. 25 vota pro këtij raporti kanë mjaftue që ai raport të kalojë tue ba nji hap para në procesin e liberalizimit të vizave.

Megjithatë, procesi aktualisht asht “ngri” derisa Kosova të reflektojë me dy kriteret e kërkueme, shkruan sot gazeta “Zëri”.

LIBE megjithatë nuk i ka dhanë mandat Tanja Fajonit që të nisë negociatat me Këshillin e Europës për liberalizim, pa u ratifikue Marrëveshja për Shejimin e kufinit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.