Liberalizimi i vizave për Kosovën ishte i vonuem, simbas Eurodeputetit gjerman

Mbas propozimit për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Komisioni Europian t’Merkurën, Zavendëskryetari i Partisë progresive gjermane S&D në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka thanë se heqja e vizave për Kosovën asht nji “lajm i mirë, edhe pse i vonuem”.

Fleckenstein ka shpreh mbështetjen e plotë të tij për rekomandimin për heqjen e vizave, dhe tha se shumë shpejtë ka me u dhanë drita e gjelbër për implementimin e këtij vendimi.

“Unë e mirëpres dhe e mbështes plotësisht rekomandimin për heqjen e vizave ndaj Kosovës. Sot për sot, Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkan që nuk mund të lëvizë i lirë në Europë. Për këtë, liberalizimi i vizave asht nji hap i randësishëm që ka me forcue ekonominë e Kosovës”, tha Fleckenstein.