Liberalizimi i vizave, Prokuroria Speciale ngriti aktakuze për 14 persona për krim të organizuem

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngrite aktakuzë për rastin “Kristal” kundër 14 të pandehunve për disa vepra penale.

Të pandehunit T.K., K. K., Gj. K., M. K., B. B., Gj. K. dhe G. K., akuzohen për veprën penale – Krimi i organizuar 274 të KPK, lidhun me veprën penale – Detyrimi 267 paragrafi 2, lidhun me nenin 23 të KPK, ndërsa nga viti 2013 edhe në lidhje me veprën penale “Fajdeja” nga neni 343 paragrafi 3 të KPRK.

Po ashtu, të pandehurit akuzohen se kanë kryer veprën penale Shpëlarja e parave nga neni 308 të KPRK lidhur me nenin 32 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1. të Ligjit nr.
03/L-96 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, si dhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 të KPRK.
T. K dhe Gj. K., akuzohen edhe për veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 3oo paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 lidhur me nenin 31 të KPRK.
Të pandehurit tjerë janë sekondare.
Të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar kriminal dhe me qëllim të përfitimit të dobisë financiare, vazhdimisht kanë kryer vepra të rënda penale, në atë mënyrë që i pandehuri T. K., i ka mbikëqyrur dhe i ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal, i cili grup ka vepruar duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare ose papërvojën e të dëmtarëve të ndryshëm duke e kontraktuar me të njëjtit huazimin e shumave të ndryshme financiare dhe pastaj, si grup, duke përdorur kërcënimet e rënda, me ç’rast të dëmtuarit janë detyruar që të paguajnë kamata dukshëm joproporcionale, në formë të pasurisë materiale, ose shuma të shumëfishta të të hollave në këmbim me shumën e huazuar.
Gjate fazës së hetimeve nga të pandehurit janë konfiskuar pronat e paluajtshme në vlerë shumë të madhe, si rezultat i kryerjes së veprave penale”.

Aktakuza asht ngrite nga prokuror vendorë i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Vlen me u theksue se ky rast asht i shenjëstruem për liberalizimin e vizave.