Libia bllokon nji anije me 8 shqiptarë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipnisë deklaroi të Diellën se, “po e ndjek instensivisht situatën e krijueme mbas bllokimit të nji anije tregtare me qytetarë shqiptarë në Libi dhe po përpiqet për kthimin e tyne”.

Nji anije tregtare shqiptare asht ndalue nga Marina ushtarake e Libisë me akuzën e transportit të paligjshëm të mallnave. Në nji njoftim për mediat, Ministria Jashtme sqaron se marinarët janë në anije dhe janë sigurue se nuk kanë asnji problem.

“MPJ ka marrë krejt kontaktet e mundshme dhe kemi ba ndërhymjet te libianët. Po e ndjekim instensivisht situatën. Po kërkojmë e përpiqemi për kthimin e tyne”, thuhet në njoftimin për mediat.

 

Shperndaje në: