Liderat e BE’s në samitin e parë mbas Brexit, çka presin!

lideratbe

Liderat e Bashkimit Europian sot ma vonë gjatë ditës në Bruksel, e fillojnë samitin e tyne të parë, prej se në Britani asht votue për largim nga BE.

Dje, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kryeministri italian, Matteo Renzi, në nji deklaratë të përbashkët, thanë se Europa asht e “bashkueme”.

Ata kanë thanë se nuk do të ketë negociata joformale me Britaninë për raportet e ardhshme të saj me BE’n, derisa të aktivizohet kapitulli 50 i Marrëveshjes së Lisbonës, për fillimin formal të procedurës së largimit.

Kryeministri britanik në largim, David Cameron, disa herë ka theksue se kjo nuk do të ndodhë derisa të emnohet pasardhësi i tij, me gjasë në muejin shtator.

Cameron ka me u takue sot me 27 liderat e tjerë të BE’s, por ditën e dytë të samitit, liderat kanë me vazhdue samitin pa pjesëmarrjen e tij.