Liderat e BE’s të vendosun me qendrue unik me numrin 27!

Liderat e Bashkimit Europian thonë se janë të vendosun për me qëndrue unik në numrin 27, mbas largimit të Britanisë.

Mbas samitit të sotëm në Bruksel, pa praninë e kryeministrit britanik, David Cameron, liderat i kanë tërheq vërejtjen Londrës se nëse dëshiron me vazhdue në tregun e përbashkët europian, atëherë duhet me i pranue shtetasit e BE’s me vazhdue me udhëtue për në Britani.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se liderat e BE’s nuk dëshirojnë me i fillue ndryshimet në marrëveshjet e bllokut, derisa synojnë me i siguru ato për t’ardhmen.

Ajo ka theksue se Europa ballafaqohet me “situatë tejet serioze”, mbas Brexit, por asht shpreh se “mendojmë se na të 27’tët mund të merremi me këtë situatë”.