Liderat e partive politike takohen për Demarkacionin, i pranishëm edhe Delawie (Foto)

Në këto momente po mbahet nji takim ndërmjet zyrtarëve të partive politike të pozitës e opozitës lidhun me Demarkacionin.

Në këtë takim që asht tue u mbajt në hotel ‘Swiss Diamond’ në Prishtinë, janë të pranishëm kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën, nënkryetari i Kuvendit që vjen nga radhët e PDK’s, Xhavit Haliti, nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, njofton Klan Kosova.

Në këtë takim ku ka me u diskutue për temën e shumëpërfolun të Demarkacionit me Malin e Zi janë të pranishëm shumë perfaqësues si të pozitës ashtu edhe të opozitës derisa aty asht parë edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie dhe ambasadorë të tjerë  që besohet se janë në rolin e vezhguesit.

 

1-klan

 

ymeri

 

krasniqi