Liderat e vendeve nordike shkojnë të Obama. Qe për çka!

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Barack Obama, ka me pritë sot liderat e pesë vendeve nordike, ndërsa në krye t’agjendës së bisedimeve do të jetë aktiviteti i rritun ushtarak i Rusisë.

Udhëheqësit e Suedisë, Danimarkës, Finlandës, Norvegjisë dhe Islandës kanë me u prit në Shtëpinë e Bardhë.

Aneksimi i Krimesë nga Moska, në vitin 2014, ka alarmue fqinjët nordikë dhe balltikë të Rusisë.

Derisa NATO po shqyrton mënyrat për me pengue agresionin e matejshëm rus, Shtëpia e Bardhë deshiron po ashtu me shprehë mbështetje për aleatët e saj n’Europën veriore.

“Asht menyrë e dergimit të sinjalit se SHBA asht thellësisht e angazhueme kur bahet fjalë për sigurinë në rajon”, ka thanë Charles Kupchan, këshilltar i Obamës për çashtjet europiane.

Në takimin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë kanë me u diskutue edhe krizat në Siri dhe Irak.