Liderat që u takuen me Nuland s’mbajtën kravata, qe pse!

Diplomatja amerikane Victoria Nuland qendroi për vizitë në Kosovë e Shqipni ku u takue me liderat e dy shteteve.

Por pothuejse në krejt takimet që Nuland pati me zyrtarët kosovarë e shqiptarë, këta të fundit nuk mbajtën kravata, shkruen lajmi.net

Diplomatja amerikane në Kosovë u takue me Presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ka qenë vetëm Mustafa që kishte vendos kravatë, ndërkaq Thaçi e Veseli jo.

Njisoj ka ndodh edhe në Shqipni.

Nuland asht takue me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati i cili u pa, pa kravatë.

Njisoj u shfaq edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, por këtij të fundit zyrtarja e naltë amerikane ja lëshoi nji batutë.

“E paske marrë memon për të mos vesh kravatë!”, i ka thanë Nuland, Bashës.

Duket se krejt liderat ishin porosit nga ambasada amerikane në Prishtinë e Tiranë që të mos mbanin kravata.

Kjo, sepse Basha gjatë përshëndetjes me ambasadorin Donald Lu, e falënderoi për këtë porosi.

Kravata nuk mbajtën as vetë ambasadorët Greg Delawie në Prishtinë e Donald Lu në Tiranë.

 

nulandbushati

 

nulandbashaa

 

nulandveseli