Liderët e Britanisë, Francës, Rusisë e Gjermanisë diskutuen për armëpushimin në Siri

Zyra e Kryeministrit të Britanisë së Madhe David Cameron, ka njoftue se liderët e Rusisë, Francës dhe Gjermanisë, janë pajtue se duhet të shfrytëzohet mundësia e krijueme nga armëpushimi në Siri, për me punue për nji proces ma substancial paqësor.
Përmes lidhjes telefonike, Cameron ka bisedue me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, Presidentin e Francës Francois Hollande dhe kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.
Nji zadhanës i Kryeministrit Cameron tha se pika kryesore e pajtueshmënisë ishte se ndalja e anmiqësive në Siri, që ishte ndërmjetësue nga Shtetet e Bashkueme dhe Rusia, duhet me u respketue në mënyrë që të krijohet nji moment pozitiv për bisedimet paqësore të javës së ardhshme.
Në këtë marrëveshje nuk përfshihen grupet terroriste si Shteti Islamik, Fronti al-Nusra i ndërlidhun me al-Qaeda.