Liderët e Rajonit diskutojnë për heqjen e barrierave politike

Nën organizimin e Presidencës së Bosnje Hercegovinës, takimi i presidentëve në kuadër të procesit të Berdo-Brionit, në Sarajevë, ka me hapë nji numër çashtjesh të zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit dhe adresimit të sfidave e çashtjeve të hapuna ndërmjet tyne.

Në Samit po marrin pjesë presidentët e Kroacisë, Sllovenisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë, si dhe mikpritësit, presidenti i Bosnje e Hercegovinës.

Nisma e Berdo-Brionit ishte ide kroato-sllovene dhe ajo synon që me përafrue rajonin e Ballkanit Perëndimor me BE.

Pjesëmarrësit e procesit të Berdo-Brionit, fillimisht të Shtunën kanë adresue çashtjet e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë në kuadër të Samitit 100, që mbledh afaristët nga i gjithë rajoni i Ballkanit dhe të cilët kanë shtrue kërkesat për heqjen “e barrierave politike” në kuadër të fuqizimit ekonomik.