Liderët fetarë në Francë: ISIS ka me i vendosë fëmitë e së njajtës familje kundër njani-tjetrit

Udhëheqësit fetarë francezë kanë ba thirrje për ma shumë siguri mbas vrasjes së nji prifti të moshuem në Normandi të Martën.

Përfaqësuesit e krishtenë, myslimanë, hebrej dhe besimeve budiste folën mbas takimit me presidentin Hollande.

Kryepeshkopi i Parisit, Andre Vingt-Trois, vlerësoi marrëdhaniet harmonike ndërmjet besimeve fetare të Francës.

“Na nuk duhet me lejue veten të tërhiqemi drejt lojnave politike” tha ai, tue ju referue grupit të vetquejtun Shtetit Islamik tue thanë se ISIS donte “me i vendosë fëmitë e së njajtës familje kundër njani-tjetrit”.

Presidenti Francois Hollande ka mbajtë edhe nji takim të këshillit të sigurisë dhe të mbrojtjes të Mërkurën në mëngjes, dhe tash po drejton nji takim urgjent të kabinetit.

Ati Jacques Hamel u vra mbasi u mor peng gjatë meshës së shejtë të mëngjesit në kishën e tij.