Liderët politik, nesër tryezë me Veselin e Hahn

johanneshahn.jpg

Liderët e partive politike pritet me u mbledhë nesër në nji tryezë të thirrun nga Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjanimin, Johannes Hahn.

Simbas njoftimit zyrtar, ky takim mbahet në orën 14:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës, e aty pritet me marrë pjesë edhe kryetari Kadri Veseli.

Deri tani, nuk ka asnji njoftim nga partitë e opozitës, Vetëvendosje, Aleanca dhe Nisma, nëse kanë me marrë pjesë në këtë takim.

Për herë të fundit, i vetmi lider i partive politike që mori pjesë në nji takim të tillë, ishte kryetari i AAK, Ramush Haradianaj, në tryezën e thirrun nga Presidentja e atëherëshme e Republikës, Atifete Jahjaga.