Lideri hebre në Barcelonë: Europa ka humbë ndaj islamit radikal

Lideri i komunitetit hebre në Barcelonë iu ka ba thirrje hebrejve të zhvendosen në Izrael, sepse Europa ka humbë ndaj islamit radikal.

Rabini Mein Bar-Hen i ka nxitë hebrejtë gjatë fjalimeve të tij predikuese të ikin nga Spanja, të cilën e ka cilësue si çerdhe të terrorit islamik për tanë Europën.

Paralajmërimi i rabinit erdhi mbas nji sulmi terrorist në Barcelonë, ku u vranë 13 persona dhe u plagosen 120 të tjerë, i cili u përcoll nga nji sulm tjetër mbas pak orëve, ku u vra nji person dhe u plagosen disa të tjerë në qytetin buzë detit, Cambrils.