Lideri i ISIS’it, Al-Baghdadi, mesazh me audio incizim

Lideri i militantëve të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, u ka ba thirrje luftarëve të tij që me ju rezistue operacioneve të forcave irakiane për rimarrjen e Mosulit.

Në Mosul, al-Baghdadi ka shpallë të ashtuquejtunin kalifat, dy vjet ma parë.

“Ruen tokën tuej me nder asht njimijë herë ma lehtë sesa me u tërheqë me marre”, supozohet se ka thanë al-Baghdadi në nji audio-mesazh.

Audio asht publikue nga krahu mediatik i Shtetit Islamik, al-Furqan, në kohën kur beteja për Mosulin asht intensifikue./CNN