Lideri i liberalëve serb e ‘godet’ keq Nikolic’in!

Lideri i Partisë Liberale Demokratike në Serbi (LDP), Cedomir Jovanovic, ka thanë se presidenti Nikolic duhet të ketë kujdes në peshën e fjalëve që i thotë dhe të mos rrezikojë rezultatet e bisedimeve me Prishtinën.

Simbas fjalëve të Jovanovic’it, në vend të vazhdimit të negociatave dhe zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit, Nikolic ofron konflikt të mundshëm si zgjidhje të problemeve, ka thanë ai për Tanjug.

“Kercënimet që sot adresoi nuk janë kercënime ndaj shqiptarëve të Kosovës, por ato janë kercënime për Serbinë dhe qytetarët e saj. Na nuk mund të kercënojmë ma askënd, përvec vetes dhe t’ardhmes sonë”, tha Jovanovic.