Lideri i VV’s përmend luftën me Malin e Zi

Cenimi i integritetit territorial mund të prodhojë tensione të vazhdueshme në rajon, ka deklarue kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në nji intervistë për Radion Europa e Lirë.

Simbas tij, marrëveshja aktuale për Demarkacionin duhet të hedhet poshtë.

“Shmangia e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, natyrisht që asht shmangie e luftës”, ka thanë Ymeri.

Në këtë intervistë, Ymeri akuzon Policinë e Kosovës për inskenim dhe montim të rastit të arrestimit të gjashtë aktivistëve të saj, nën dyshimet për sulm ndaj Kuvendit dhe e përjashton mundësinë që sendet dhe mjetet ilegale të zbulueme nga policia në nji depo në Prishtinë, i përkasin Vetëvendosjes.