Lideri laburist Corbyn krahason Izraelin me ISIS

Sikur të mos mjaftonte dorëheqja që po i kerkon prej ditësh Partia Laburiste, situata e Jeremy Corbyn asht përkeqësue ndjeshëm.

Lideri i Partisë Britanike, tashma asht tue luftue për me mbijetue mbas nji revolte nga vetë deputetët e tij, kur ai i stuhishmi krahasoi qeverinë izraelite me grupin Islamik ISIS.

“Miqtë tanë hebrej nuk janë ma të përgjegjshëm për veprimet e Izraelit dhe qeverisë Netanjahu sesa miqtë tanë myslimanë të ISIS”, tha kreu i opozitës tue ba që partia Laburiste të bahej copash nën akuza t’ashpra për paragjykim racor ndaj hebrejve.

Menjiherë kanë reague krenat britanikë hebrenj dhe parlamentarët Izraelitë, por nji përgjigje e shpejtë ka ardh nga Knesset Yair Lapid, lideri i partisë së majtë opozitare të Izraelit, që i konsideroi komentet si paragjykime të pastra kundër hebrejve, transmeton syri.

“Asht e papranueshme që në një ditë të tillë të vështirë për shtetin e Izraelit, kur nji vajzë e pafajshme e re u vra në nji sulm terrorist vetëm për shkak se ishte çifute, udhëheqësi i opozitës në Britani të Madhe krahason Izraelin dhe ISIS”, ka deklarue ai.