Lideri tartar në Krime denohet me 8 vjet burg

Nji gjykatë në rajonin Krime të Ukrainës, që asht aneksue nga Rusia, e ka dënue liderin e njoftun tartar, Akhtem Chiygoz, me tetë vjet burg.

Ai sot asht shpall fajtor nga gjykata në kryeqytetin rajonal, Simferopol, për akuza lidhun me nji demonstratë ilegale në këtë qytet, në Fror të vitit 2014.

Zotni Chiygoz asht zavendëskryetar i Mexhlisit, që asht Asambleja e tartarëve të Krimesë, që mnbas aneksimit ishte shpall jashtëligjore nga Rusia.

Në Kijev, Ministria e jashtme e Ukrainës e ka kritikue ashpër dënimin e shqiptuem nga zyrtarët e gjykatës së imponuem nga Rusia.

Kjo ministri tha se Chiygoz ishte arrestue “për shkak të mbështetjes së tij për integritetin territorial të Ukrainës dhe luftën për të drejtat e njeriut”.

 

Shperndaje në: