Ligjerata në xhami për rrezikun nga sëmundjet dhe kujdesin në trafik!

Namazi i xhumasë në fshatin Bibaj të Ferizajt mbahet ndryshe nga xhamitë tjera.
Përveç ‘dersit’ që mban imami, në këtë xhami çdo të Premte mbajnë ligjërata ekspertë të fushave të ndryshme.

Banorët e Bibajt deri tash kanë pasë rastin me ndigjue për tuberkulozin, sëmundjet e zemrës por edhe kanë ndigjue ligjërata për kujdesin në trafik.

Këtë iniciativë të imamit të xhamisë e kanë mirëprit disa nga xhematlijtë e kësaj xhamie, por ka të tillë edhe që e kundërshtojnë këtë ide.

Imami i xhamisë, Fehmi Haxhiu, tha për KosovaPress se xhemati ka nevojë edhe për trajtim të temave tjera, dhe jo vetëm për tema fetare.