Ligji i ri për komunikacionin: Kujdes, këto janë gjobat për shpejtësi

Ministria e Infrastrukturës ka ba me dije se më 20.09.2016 ka me hy në fuqi Ligji Nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Qëllimi i këtij ligji, simbas MI’s, asht rritja e sigurisë në trafikun rrugor, zhvillimi i rrjedhjes normale të trafikut dhe mbrojtja e ambientit.

Gjobat për tejkalim të shpejtësisë mbrenda zonave urbane, variojnë nga 20 deri në 900 euro. Nëse shoferi tejkalon shpejtësinë e parapame me sheja të komunikacionit me ma shumë se 5 kmh, atëherë gjobitet me 20 euro. Ndërkaq, nëse shpejtësia shkon mbi 50 kmh, gjoba arrin nga 300 deri në 900 euro.

Neni 55: Shpejtësia e lëvizjes brenda zonës urbane

  1. Shpejtësia më e madhe e lejuar brenda zonës urbane është pesëdhjetë (50) km/h, në qoftë se me shenja të trafikut nuk është e përcaktuar ndryshe.
  2. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej treqind (300) deri në nëntëqind (900) euro, shoferi i cili brenda zonës urbane lëviz me mjet me shpejtësi mbi pesëdhjetë (50) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme ose me shenjë të trafikut. Përveç gjobës, atij i shqiptohet masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej së paku një (1) viti, si dhe i shqiptohen pesë (5) pikë negative.
  3. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyqind (200) deri në gjashtëqind (600) euro, shoferi i cili brenda zonës urbane lëviz me mjet me shpejtësi prej mbi tridhjetë (30) km/h deri në pesëdhjetë (50) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme ose me shenjë të trafikut. Përveç gjobës, atij i shqiptohet masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik gjashtë (6) muaj deri në dymbëdhjetë (12) muaj, si dhe i shqiptohen tri (3) pikë negative.
  4. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej gjashtëdhjetë (60) eurosh, shoferi i cili brenda zonës urbane lëviz me mjet me shpejtësi prej mbi njëzet (20) km/h deri në tridhjetë (30) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme ose me shenjë të trafikut.
  5. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i cili brenda zonës urbane lëviz me mjet me shpejtësi prej mbi dhjetë (10) km/h deri në njëzet (20) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme ose me shenjë të trafikut.
  6. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëzet (20) eurosh, shoferi i cili brenda zonës urbane lëviz me mjet me shpejtësi prej mbi pesë (5) km/h deri në dhjetë (10) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme ose me shenjë të trafikut.