Ligji për investimet strategjike, hap i pamjaftueshëm për bindjen e investitorëve, kjo asht arsyeja

Në Kosovë, ditë ma parë asht miratue ligji për investime strategjike, me të cilën synohet të rriten investimet e hueja që kanë randësi thelbësore për rimëkambjen ekonomike të Kosovës.

Për njohësit e çashtjeve ekonomike, ligji ka qenë i domosdoshëm.

Por, simbas tyne, kjo nuk e zgjidh edhe problemin kryesor që ka Kosova në këtë fushë, siç janë sundimi i ligjit dhe shkalla e naltë e korrupcionit, të cilat janë tue e pengue nxitjen e investimeve të hueja në vend.