Ligji për Paga duhet me u dërgue në Kuvend para pushimeve

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës ka kërkue që Ligji për Paga me u dërgue në Kuvend para se me fillue pushimet e verës.

Ai ka theksue se, Kosova ka ngecë shumë me Ligjin për pagë, prandaj simbas tij, nëse procedohet ma shpejtë, vendi nuk ka me pasë kosto shpenzime prej 5 milionë euro për nëpunësit civil.

“Unë konsideroj se duhet me u përmbyllë ky proces i pagave. E di se asht punue mjaft shumë, janë harmonizue punët mes ministrive përkatësve, mirëpo ka vërejtje se nuk asht saktësue kosto, ndonëse parimi asht që shërbyesve civilë mos me iu ulë paga askujt”, ka thanë Mustafa.

Megjithatë, simbas tij, Ligji për pagat nuk mundet me u perfeksionue, sepse asht nji gjendje devijante, sa i përket pagave në Kosovë.

“Asht mirë që, para pushimeve me procedue këtë në Kuvendin e Kosovës”, ka theksue kryeministri Mustafa.