Ligji për partitë politike me nji reformë shumë të randësishme

Përveç rolit në demokratizimin e mbrendshëm dhe në rritjen e transparencës, ligji për partitë politike ka me kontribue edhe në eliminimin e të korruptuemve dhe atyne që kanë probleme me rendin ligjor.

Kështu kanë deklarue për “Epokën e re”, ish-anëtarët e Komisionit qendror të zgjedhjeve, Fadil Maloku, Blerim Burjani dhe Florian Dushi.

Ata kanë thanë se Ligji për partitë politike asht i domosdoshëm, mbasi në mungesë të tij, partitë politike po vazhdojnë me qenë mbi shtetin.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu ka ba me dije për ‘Epokën e re’, se aktualisht nuk asht në agjendë hartimi i këtij ligji.