Ligji për Trepçën, Djuric po kërkon diçka për të Hanën

Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, në konferencën e thirrun sot për të diskutue ligjin e ri për Trepçën ka thanë se ky vendim i autoriteteve në Prishtinë asht nji përpjekje për të përfundue spastrimin etnik të serbëve nga Kosova.

Ai gjithashtu, theksoi se, qeveria serbe për të Hanën ka kërkue nji takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB’s në lidhje me siç e quejti ai, konfiskimin e pasunisë së Serbisë dhe shkelje të Rezolutës 1244.

“Vendimi i institucioneve të Prishtinës në konfiskimin e pasunisë se kombinatit Trepça nuk asht i vlefshëm për qeverinë, bizniset dhe qytetarët e Serbisë”, ka thanë Djuric.