“Ligji për Trepçën ka me sjell destabilizim në Kosovë”

Ministri serb për Kosovën, Aleksandar Vulin thotë se miratimi i Trepçës asht përpjekje për të krijue nji precedent në drejtim të pasunive në krahinë, por edhe asht përpjekje për ta destabilizue Kosovën.

Vulin për Radio Televizionin e Serbisë ka thanë se miratimi i Ligjit të “Trepçës” në Kuvendin e Kosovës, mund ta çoj Kosovën në destabilizim, tue shtue se rajoni ende asht në situatë të ndjeshme. Ai përmendi edhe Demarkacionin e kufinit të Kosovës me Malin e Zi – për të cilin tha se gjendja asht ende e paqëndrueshme, shkruen B92.

Ai vuni në dokje se situata mund të destabilizohet edhe ma tej në rajon, tue shtue se kryeministri serb Aleksandar Vucic javë ma parë e kishte paralajmërue nji skenar të tillë.