Limaj: Demarkacionin e dialogun nuk e zgjidh Qeveria, por …!

Zavendëskryeministri Fatmir Limaj, sot në Kuvend para deputetëve ku po diskutohet për programin e Qeverisë ka thanë, se ka pas vonesa në trajtimin e për shkak të dinamikes së punës dhe zgjedhjeve në vend.

Limaj ka thanë,  se asht e randësishme që Qeveria ka nji program para Parlamentit, qytetarëve e kjo mund t’i pëlqejë ose jo opozitës.

Ai ka thanë, se asht tue u diskutue për nji program për katër vitet e ardhshme, ndërsa projektet mund të evoluojnë në t’ardhmen.

Limaj tha se Qeveria nuk mund të zgjidh as çashtjen e Demarkacionit e as të dialogun me Serbinë, simbas tij kjo pjesë u takon deputetëve.