Limaj: Denimi i Lushtakut nji lajm tjetër i trishtueshëm!

limaj

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka reague mbas shpalljes se verdiktit nga ana e Gjykatës se Apelit ndaj rastit të njohun si ‘Drenica 1’.

Lideri i Nismës për Kosovën, vlerëson se denimi i Sami Lushtatakut dhe denimi i bashkëluftarëve tjerë, asht nji lajm tjetër i trishtueshëm dhe goditje e madhe për luftën çlirimtare.

“Vonesa e shpalljes së këtij vendimi e poashtu edhe informatat në media të ndryshme për këtë vendim dhe në fund vetë ky aktgjykim i shpallun na tregon se sa i “pamvarun” asht sistemi i drejtësisë në vend”, ka shkrue ndër të tjera Limaj në Facebook.

 

Ky asht postimi i plotë i Limajt:

Dënimi edhe i Gjeneral Sami Lushtakut sikurse edhe dënimi i bashkëluftëtarëve tjerë para disa dite është edhe një lajm tjetër i trishtueshëm dhe poashtu goditje e madhe në luftën tonë çlirimtare që këta bashkëluftëtar e kanë udhëhequr në Drenicë dhe në Kosovë.

Vonesa e shpalljes së këtij vendimi e poashtu edhe informatat në medie të ndryshme për këtë vendimin dhe në fund vetë ky aktgjykim i shpallur sot na tregon se sa i “pavarur” është sistemi i drejtësisë në vend.

F. L