Limaj: E duem liberalizimin po s’japim tokë të Kosovës!

Fatmir Limaj, prej NISMES ka thanë se opozita po e vazhdon kundërshtimin ndaj Qeverisë.

Në këtë formë, ai ka dergue mesazhe se pamvarësisht mospërkrahjes së Vetëvendosjes përkrahja popullore po vazhdon për AAK’n e NISMA’n.

Limaj ka thanë se e deshirojnë liberalizimin e vizave por nuk japin tokë të Kosovës.

Ai ka paralajmërue se Qeveria do të thotë se për ushtri duhet të formohet asociacioni.

Ky udhëheqës i NISMA’s ka thanë se me largimin e kësaj Qeverie do t’i vijnë ditë të mira Kosovës.

“Sheshin e Prishtinës edhe sot e mbushem me protestuese. Sot na bajmë thirrje që kjo qeverisje të ec në shtëpi. Kjo qeveri asht tue ba pazare. Po japin Viza dhe po shesin tokë. Na ju themi atyne se vizat i meritojmë, por mos shitni tokë”, ka thanë Limaj.

Ai ka paralajmërue se Qeveria shumë shpejt do të bajë pazare edhe me Ushtrinë e Kosovës.

“Pazari i radhës do te jetë formimi i Zajednicës në kompensim të Ushtrisë së Kosovës. Na u themi jo këtyne pazareve. Ushtrinë po, Zajednicën jo”.

 

limajjjjjjjjjj