Limaj e ka nji thirrje për banorët e Drenasit: Ndryshimi asht i mundshëm, atë e keni në dorë ju!

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka ba të ditun se sot zyrtarisht ka me fillue fushatën parazgjedhore në Komunën e Drenasit.

Në nji postim në Facebook Limaj foli për problemet në të cilën e gjen kjo festë Kosovën.

Për këtë ai thotë se qytetarët e Drenasit e kanë në dorë me perçue mesazhin dhe shpresën se ndryshimi në këtë komunë asht i mundshëm.

 

Qa postimi i tij i plotë:

 

Të dashur qytetarë të Komunës së Drenasit,

Sot, më 28 nëntor 2016 populli shqiptar feston ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, e njohur edhe si dita e flamurit, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe ditën kur doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Të tri ngjarjet e mëdha të historisë sonë kombëtare ndodhën në datën 28 nëntor, e cila si datë ka marrë përmasa të një date të shenjtë.

Me respekt dhe përkulje kujtojmë të gjithë ata që dhanë kontribute të jashtëzakonshme për të realizuar aspiratat tona kombëtare.

Por, problemet me të cilat ballafaqohet populli në Kosovë nuk janë në përputhje me aspiratat e atdhetarëve të mirëfilltë, sidomos të atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit. Varfëria dhe diskriminimi i madh ua ka zëni frymën qindra mijëra familjeve anekënd Kosovës të cilat mjerimi i pengon të festojnë.

Të gjithë jemi dakord se një situatë të tillë nuk e ka merituar populli i Kosovës.

Fatkeqësisht përgjegjësit e kësaj situate të rëndë në Kosovë janë në pushtet në shumicën e komunave dhe në pushtetin qendror.

Një gjë duhet ta kemi të qartë: ata nuk do të ndryshojnë përderisa nuk ndryshojmë ne!

Gjatë historisë sonë të përvuajtur populli shqiptar në përgjithësi dhe sidomos Drenica ka gjetur forcë për të mobilizuar të gjitha energjitë e veta për t’i thënë ndal ZULLUMIT!

Sot, më 28 nëntor 2016 qytetarët e Komunës së Drenasit kanë një javë vendimtare të përcjellin një mesazh shprese për tërë Kosovën.

Sot fillon, zyrtarisht, fushata zgjedhore për kryetar të komunës.

Është një moment i rëndësishëm kur Drenasi mund të shënojë FILLIMIN E NDRYSHIMIT të shumëpritur.

Të dashur qytetarë të Komunës së Drenasit.

Që nga sot e keni në dorën tuaj të përçoni mesazhin e shpresës te të gjithë qytetarët e Drenasit se ndryshimi është i mundshëm. Ndryshimi në Drenas ka vetëm një emër.

Ai është Isa Xhemajlaj.

Mobilizimi i gjithanshëm dhe VOTA PËR Isa Xhemajlajn janë SHPRESA PËR NDRYSHIM!

 

limajisa