Fatmir Limaj e ‘godet’ fort Isen e Kadrine. Demarkacioni ka me çue vendin ne zgjedhje!

Deklarata se mbas 10 dite  ka me u ratifikue n’ Kuvend demarkacioni  jane deklarata taktike, demarkacioni nuk vjen mbas 10 dite  dhe as s’ka me kalue

Fatmir Limaj, kryetar i Nisma per Kosoven n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin ka fole gjere e gjate per subjektin e tij, Nisma per Kosoven dhe konsolidimin e saj ne prag te Kuvendit te saj te Pergjithshem dhe aktualitetin politik sikur jane Demarkacioni, Asociacioni dhe shkuemja e vendit ne zgjedhje.

Kreu i Nismas ka thane se tashma Nisma asht orientue kah socialdemokracia ku zemra e saj solidariteti dhe trajtimi i barabarte per krejt qytetaret e vendit.

Ai ka thane se votat qe i ka Nisma ne krejt Kosoven asht vote e zemres dhe vetem nji premtim e ka pase i cili ka qene ‘Ne e mbajm fjalen’.

Simbas tij, Nisma ka mbajt kuvendet zgjedhore ne krejt komunat e Kosoves, tue shtue se po shkon drejt nji Kuvendi te Pergjithshem Zgjedhor ku vetem prej diaspore jane 16 delegate prej 69 delegateve te Kuvendit te Pergjithshem.

Limaj ka thane se vendi mbas shpalljes se pamvaresise ka marre goditje ne vend te rritjes, tue shtue se jemi ne nji faze te çoroditjes.

Ai ka thane se vendi nuk ka qene kurre ma keq se sa asht sot.

Ai ka shtrue pyetjen se sa ka me zgjate kjo, tue shtue se ajo mvaret krejt prej qytetareve, klases politike, botes intelektuale,

Lideri i Nismas ka shtue se kjo klase klienteliste ja shperlane trunin pothuej çdo dite qytetareve te vendit.

Simbas Limajt, sot nuk dihet kush asht Kryeminister e kush asht Presidenti, dhe e vetmja zgjidhje jane zgjedhjet, tue shtue se Demarkacioni ka me çue vendin ne zgjedhje.

Ai ka thane se ata jane te gatshem me i ba dy veprime sa i perket demarkacionit asht me ba nji komision te ri shtetnor, tue shtue se nese nuk jane ne gjendje me ba kete gja kane me shkue ne zgjedhje dhe nuk duhet me perpi kete turp.

Limaj ka thane se jane te vendosun mos me lane qe edhe njihere ketij vendi mos me i lane telashe si ne te kaluemen.