Limaj: Jemi bashkue per te sotmen, pres te bashkohemi edhe per te nesermen, te bashkuem deri ne doreheqjen e regjimit

“Opozita ka me qene e bashkueme deri ne realizimin e kauzes se vet”, tha Fatmir Limaj ne emisionin Rrokum Roll, lideri i Nisma per Kosoven.

Tue thane se dy marreveshjet, te cilat jane kauza te opozites se bashkueme, kane arrite me u ba teme diskutimi ne çdo shtepi, Limaj tha se kjo ka ardhe si rezultat i koordinimit te opozites.

“Gati nuk na shohin si parti te ndryshme, por si nji parti. Na jemi tri parti te ndryshme me qellime te ndryshme”, theksoi ai tue fole per opoziten dhe kauzat e saj.

Kerkesa per doreheqje asht kupola e opozites, tha Limaj.

“Mu me intereson qendrimi i zojes Kadaj Bujupi, ka dhane nji kontribut te jashtezakonshem per kauzen tone. Ajo çka me intereson asht deklarimi i zojes Kadaj Bujupi qe vazhdon perkrahjen e kauzave te opozites, madje ka kerkue te jete ma i fuqishem kundershtimi”, tha Limaj lidhun me doreheqjen nga AAK te kryetares se grupit parlamentar te kesaj partie, Donika Kadaj Bujupi.

Limaj sqaroi se kerkesa per shtyemjen e protestes ka ardhe prej Levizjes Vetevendosje.

“Kjo nuk tregon absolutisht asgja rreth asaj qe po komentohet”, tha Limaj, tue ju referue lajmeve se mbas shtyemjes se protestes po verehet perçamja e opozites.

Pos arsyes se festes se Pashkeve, Limaj dha edhe nji arsye per shtyemjen e protestes. Ai tha se asht ma mire me prite vendimin e Komisionit per Demarkacion se çka ka me thane per marreveshjen, se qysh tha ai – mos me u marre si presion, sepse kauzat tona tashma veç dihen.

“Duhet edhe pak kohe per me pase nji proteste qe na e deshirojme”, dha si arsye te trete Limaj, per shtymjen e protestes.

E ne pyetjen e moderatorit Jupolli se me kete shtymje a ka ndryshue opinioni i qytetareve per opoziten, Limaj tha “jo, se i kemi njoftue qytetaret, keto gjana jane shume normale, kujtoj se njihere kemi thane se kemi me mbajte protesten me 19’in e mandej e kemi vendos me te 26’in”.

“Une ju siguroj qe une dhe Nisma jemi ne dijeni te kesaj pergjegjesie”, tha Limaj kur u pyet se a e dijne opozita qe kane zgjue kauze te qytetaret, dhe se ndaj kesaj duhet te tregohet pergjegjesi.

“Per te sotmen jemi bashke, per te nesermen nuk i dihet”, tha Limaj, tue iu referue me te sotmen per kauzat te cilat e bashkuen opoziten, e me te nesermen Limaj iu referue nji opozite te bashkueme nese shkohet ne zgjedhje te parakohshme. Por ai u shpreh i bindun se opozita ka me çue vendin ne zgjedhje.

“Shume kane investue 3 partite politike opozitare per me u largue, jemi unik, jemi bashke”, theksoi Limaj.

“Riformatizimi, oferta, e kesi gjana nuk funksionojne”.

“Presidenti veç kur ja çojne letren e nenshkruen, sepse s’ka kompetenca per zgjedhje Presidenti, kane veç lideret e partive politike”, tha ai lidhun me faktin se Thaçi mundet me çue vendin ne zgjedhje, kur e merr postin e Presidentit te vendit.

“Na po kerkojme me marr pergjegjesine per shkeljen e Kushtetutes, ke thane jap llogari … jep pra”, tha nder tjera Limaj tue fole per krizen politike ne vend, e krijueme tash e disa muej, per marreveshjen e AKS’s, vendimit te Kushteuteses per kete marreveshje.

“A ka siguri me te qeverise nji Qeveri qe i ka shkele 23 nene te Kushtetutes, a ka siguri me te udheheq dikush qe s’e njeh Kushtetuten e vendit te vet”, bani pyetje Limaj tue shtue se nuk mbahet shteti peng per 1 karrige dhe per asnji çmim.

“Shkelje te Kushtetutes ke ba zotni, nuk te pranojme ma ty se nuk te besojme se ti ban prape njajte”, vleresoi Limaj gjate bisedes, tue iu referue te parit te Qeverise, Isa Mustafa.
“A e dini qe nuk egziston asnji aktivist nga partite opozitare qe nuk iu asht ofrue pune veç per me zbeh opoziten, jane ne gjendje me ba gjithcka veç per me qendrue ne pushtet”, vleresoi Limaj.
“Rujeni mobilizimin, shtojeni ate deri ne daten e ardhshme te protestes qe kemi me kallxue shume shpejt. Me asnji parti e as me Kryeministrin s’kemi problem, kemi problem veç me veprimet e tyne. Zanin e qytetareve duhet me ndigjue. Mos i perzini bindjet e jueja me kerkesat tona. Asht obligim i çdo qytetari me kundershtue kete Qeveri”, tha krejt ne fund te bisedes Limaj.